Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që shokoi Greqinë, ku një 12-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga 53-vjeçari Ilias Michos, i cili dhe e shfrytëzonte duke i gjetur klientë të tjerë.

Teksa 53-vjeçarti ngriti akuza se e mitura ishte ajo që i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie pasi i kishte dërguar foto dhe video nudo, janë bërë publike mesazhet e tij me nënën e të miturës.

Këto mesazhe kanë ngritur dyshime mbi nënën, e cila mesa duket ka pasur dijeni për shfrytëzimi ne të bijës. Michos deklaroi po ashtu se e mitura i kishte thënë që t’i jepte nënës së saj 50 euro, në mënyrë që t’ii linte të dilnin.

“12-vjeçarja më tha t’i jepja 50 euro nënës që të na linte të dilnim, por nuk ndodhi”, tha Michos.

Ndër të tjera, mësohet se janë transferuar 110 euro nga llogaria e Michos në llogarinë e nënës gjatë muajit korrik. 42-vjeçari rrëfeu se e takoi vajzën, e cila i tha se i duheshin para pasi ia kishte marrë fshehurazi të ëmës dhe duhet t’i kthente.

“Më tha t’i jepja 50-70 euro dhe të bëja çfarë të doja me të. Shkuam në një vend… Më mori sërish një ditë tjetër. I thashë që nuk dua të flas dhe ajo më kërcënoi se do shkonte në polici se ishte e mitur. Ia bllokova telefonin”, tha 42-vjeçari.

Më pas pohoi se vajza e ka telefonuar nga numra të tjera dhe kanë pasur sërish takime. Ndërkohë nëna e të miturës, e cila dyshohet se së bashku me vajzën ka takuar rreth 12 burra të panjohur gjatë vitit të kaluar, duket se kishte komunikim me 53-vjeçarin.

Në një mesazh i shkruan: “Dëshiroje të shkoje me të miturën? Unë do të gjej gruan dhe djalin tuaj. Unë do ju varros…. Të gjithë do ta mësojnë se kush je”.