Një anëtar i kanit mafioz Cosa Nostra është arrestuar nga autoritetet italiane.
Bëhet me dije se ai është identifikuar si Giuseppe Guttadauro, i njohur ndryshe si ‘doktori’.
Sipas mediave italiane, ‘doktori’ është prangosur në Palermo së bashku me djalin e tij, Mario Carlo Gattadauro ndërsa akuzohen si të përfshirë në trafikun e drogës.
‘Doktori’ akuzohet se kishte rolin e ndërmjetësit për tregtinë e lëndëve narkotike, kryesisht në vendet e Amerikës së Jugut.
Sipas raportimeve, nëse ‘doktori’ s’do kishte përfunduar në prangat e policisë do të tregtonte një sasi të madhe droge që kishte planifikuar ta bënte përmes një shqiptari.
Identieti i këtij të fundit ende nuk bëhet me dije.