Deri më tani, gurë të çmuar janë konsideruar diamantet, rubinët, safirët apo smeraldët të cilëve iu janë dashur vite për t’u formuar. Së fundmi, gurët e krijuar në laborator po ndryshojnë industrinë, por ka edhe një metodë të re që shkon edhe më tej: ushqime që kthehen në gurë të çmuar.
Një argjendare po përdor mbetjet e ushqimeve për të krijuar bizhuteri me gurë të çmuar.
“Këto janë domate. E provova shumë herë me limonë e portokaj, por ishin aq të zbehtë sa pigmenti s’ishte shumë i dukshëm. Ananasi zgjidhi problemin”, thotë Anabela Chan për CNN.

Ushqimet kalojnë në tharje, vlim, zierje dhe grirje për të përftuar pigment. Më pas kryhet distilimi dhe lidhja, procese që kërkojnë disa javë.
“Është kohë shumë e shkurtër krahasuar me gurët e çmuar të zakonshëm për të cilët në natyrë duhen miliona vjet, kurse në laborator, disa muaj”, shpjegon Chan.
Sipas saj, më e bukura është që këta gurë të krijuar nga ushqimet mund të përdoren nga më shumë njerëz që duan të kenë diçka të çmuar dhe kjo mund të ndodhë duke kthyer mbetjet në produkte luksi.
