Në një sallë gjyqi të mbushur me njerëz në Manhatan, Donald Trump u deklarua i pafajshëm për të 34 akuzat për të cilat akuzohej në aktakuzën e lexuar nga gjyqtari Juan Merchan.
Ai akuzohet për falsifikimin e të dhënave të kompanisë dhe pjesëmarrjen në një komplot për të paguar para për heshtjen e dy grave në fund të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016.
Ndërkohë ish-Presidenti Donald Trump reagoi në rrjetet sociale, teksa ishte rrugës për në zyrën e prokurorit, duke shkruar: Duke u nisur për në Manhatanin, në Gjykatë. Duket kaq SUREALE – WOW, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë.