Një qytetar i Elbasanit ka denoncuar kafen e krimt në Elbasan. Gjatë diskutimeve në foltoren e mbajtur në Elbasan, qytetari u shpreh se ka qenë viktimë e katër atentatave në Elbasan, prej të cilave ka bërë tre operacione në stomak në Romë.
Ai tha se “kafja e krimit” ka helmuar disa vetë. Në fund, ai tha se qëndresa që ka bërë Berisha gjatë këtij viti është një qëndresë fisnikërie, e krahasuar me atë të Trumpit.
“Amerikanët janë piratët e Karaibeve”. Kështu presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, shpërthen ndaj Shteteve të Bashkuara pas operacionit të sekuestrimit të anijes çisternë më të madhe me naftë ndonjëherë.
Ai e quajti veprimin e ushtrisë amerikane “të paligjshëm”, ndërsa lëshoi akuza për rrëmbim, sulm ushtarak dhe grabitje.
“Ata rrëmbyen ekuipazhin, vodhën anijen. Amerikanët kanë sjellë një epokë të re, epokën e piraterisë kriminale detare në Karaibe. Venezuela e hedh poshtë në tërësi këtë akt piraterie kriminale kundër të gjithë Karaibeve. Dhe unë kam dhënë tashmë udhëzime të mjaftueshme për të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe diplomatike. Venezuela do të sigurojë të gjitha anijet për të garantuar tregtinë e lirë të naftës së saj në botë”, tha Maduro.
Maduro shtoi se presioni në rritje nga SHBA-të reduktohet në një gjë: Uashingtoni dëshiron të rrëmbejë rezervat e mëdha të naftës të Venezuelës. Ai zbuloi dhe bisedën në rusisht që zhvilloi gjatë telefonatës me homologun e tij rus Vladimir Putin. Maduro pretendoi se shefi i Kremlinit i shprehu mbështetje të palëkundur për qeverinë e tij dhe përpjekjet e Venezuelës për të mbrojtur sovranitetin dhe paqen rajonale.
Kjo është lexuar nga ekspertët si një përpjekje e Maduros për të përgatitur terrenin për ndonjë arratisje të mundshme, në rast se ushtria amerikane vendos çizmet në Venezuelë. E në fakt, një gjë e tillë duket se nuk është larg, me presidentin amerikan që kërcënon se operacionet tokësore për të frenuar trafikun e drogës do të nisin shumë shpejt.
“Na kanë trajtuar keq. Por ne tani nuk po i trajtojmë aq mirë. Nëse shikoni trafikun e drogës nga deti, ai ka rënë me 92% dhe askush nuk mund ta kuptojë se si ndodh ai 8%, sepse nuk kam asnjë ide. Kushdo që përfshihet në këtë tani nuk po ia del mbanë. Dhe do ta zgjidhim këtë problem edhe përmes tokës. Operacionet tokësore do të fillojnë shumë shpejt”, deklaroi Trump.
Komentet erdhën ndërsa Uashingtoni rriti presionin mbi Karakasin me sanksione të reja mbi kompanitë e transportit detar, anijet cisternë të naftës dhe të afërmit e gruas së Maduros për lidhje të dyshuara me eksportet e naftës të sanksionuara të Venezuelës dhe korrupsionin, pjesë e një fushate më të gjerë amerikane për të dobësuar regjimin.
