Sipas raportimeve të medias shtetërore greke ERT, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka bërë me dije se presidenti amerikan Donald Trump pritet të vizitojë Greqinë në një të ardhme të afërt.

Sipas të njëjtave burime, vizita e mundshme mund të zhvillohet gjatë verës së këtij viti, në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e NATO-s që do të mbahet në Turqi. Në këtë aktivitet, raportohet se Trump mund të shoqërohet edhe nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, si dhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo institucionet përkatëse lidhur me këtë vizitë apo agjendën e saj.

Autoritetet greke dhe amerikane nuk kanë dhënë ende detaje shtesë, ndërsa informacioni mbetet në nivel raportimesh mediatike.