Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tallur protestat e “No Kingsd”, duke shpërndarë në Truth Social disa video të krijuara me inteligjencë artificiale (AI), duke përfshirë pamje ku shihet vetë duke u hedhur mbi turmat diçka që duket të jetë m*t.
Një valë protestash kundër administratës Trump goditi SHBA-në të shtunën, me demonstrata masive të mbajtura në më shumë se 2,500 vende në mbarë SHBA-në.
Protestuesit akuzojnë presidentin për abuzim me pushtetin e tij dhe dëmtim të demokracisë, si dhe dënojnë goditjen e tij ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe vendosjen e ushtrisë në qytetet amerikane me pretekstin e luftimit të krimit të shfrenuar, shkruan Rt.
Trump u përgjigj duke shpërndarë video të krijuara me AI në mediat sociale, duke përfshirë pamje të postuara fillimisht nga Xerias, një llogari pro-Trump në X që krijon përmbajtje meme të gjeneruar nga AI.
Një nga videot tregon presidentin duke pilotuar një avion luftarak “Mbreti Trump” që lëshon m*t mbi protestuesit. Ajo përfshin pamje reale të postuara nga protesta në Nju Jork nga influencuesi i krahut të majtë Harry Sisson, i cili në video përfundon i mbuluar me m*t të krijuara me AI.
Një tjetër video e shpërndarë nga Trump dhe e postuar fillimisht nga zëvendëspresidenti J.D. Vance shfaq Trumpin duke vënë një kurorë mbi kokë para se të nxjerrë një shpatë.
Klipi përfundon me ligjvënës të shquar demokratë, duke përfshirë ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe Udhëheqësin e Pakicës në Senat Chuck Schumer, që gjunjëzohen para presidentit – një referencë e dukshme ndaj një fotoje të vitit 2020 në të cilin ata nderuan George Floyd.