Presidenti Donald Trump, ka shprehur dëshirën për t’u vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen duke deklaruar se përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar paqen në botë e bëjnë atë një kandidat të merituar.

 “Të gjithë thonë se unë duhet të marr Çmimin Nobel për Paqe për secilën prej këtyre arritjeve,” u shpreh Trump, duke iu referuar rolit të tij në përfundimin e disa konflikteve gjatë mandatit të tij presidencial.

Ai shtoi se, sipas tij, e ka ndihmuar në ndalimin e “luftërave të pafundme”, ndërsa theksoi se vlerësimi më i madh nuk vjen nga çmimet por nga jeta që u është dhënë miliona njerëzve.

“Por për mua, çmimi i vërtetë do të jenë bijtë dhe bijat që jetojnë për t’u rritur me nënat dhe baballarët, sepse miliona njerëz po vriten në luftëra të pafundme dhe të lavdishme,” u shpreh ai.

Mediat e huaja raportojnë se Trump e përmbylli deklaratën duke theksuar se prioriteti i tij nuk janë vlerësimet ndërkombëtare: “Ajo që më intereson nuk është fitimi i çmimeve, por shpëtimi i jetëve”- u shpreh Trump.