Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka nisur faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Palestiniës.
Trump deklaroi se “puna nuk ka mbaruar” dhe të gjithë pengjet e vdekur në Gaza duhet të dorëzohen tani.
“Një barrë e madhe është hequr, por puna NUK ËSHTË KRYER. TË VDEKURIT NUK JANË KTHYER, SIÇ U PREMTUA!” shkroi ai në Truth Social.
20 pengjet e gjalla që mbaheshin në Gaza janë liruar, si dhe 1,700 të burgosur palestinezë, por eshtrat e 24 pengjeve të vdekur ende nuk janë liruar nga Hamasi. Deri më tani, Hamasi ka kthyer eshtrat e katër pengjeve.