I penduar është shfaqur Miroslav Lajçak, pas bërjes publike të emaileve që e lidhin atë me dosjen e Jeffrey Epstein.
Ai ka folur në një intervistë të shkurtër për radio stacionin slloven duke deklaruar se këto komunikime kanë qenë të papërshtatshme dhe se ai ka treguar dobësi gjatë tyre. “Kam treguar gjykim të dobët… shprehje të egove mashkullore. Ato emaile kanë qenë biseda vetëkënaqësie”, ka thënë Miroslav Lajçak.
Megjithatë, Lajçak ka thënë se nuk i mban mend mirë mesazhet ku përmendeshin vajzat dhe se raporti i tij me pedofilin Epstein ishte vetëm në nivel fjalësh.
“Marrëdhënia ime me Epsteinin ishte vetëm në nivel komunikimi, jo veprash. Sot po e paguaj çmimin për njohjen me të.”
Emri i Lajçakut është shfaqur në disa shkëmbime mesazhesh, duke ngritur pikëpyetje për natyrën e kontakteve, pavarësisht karrierës së gjatë të tij në diplomaci, ku ka mbajtur poste të rëndësishme si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, si edhe i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi.
Megjithatë Lajçak është justifikuar, duke deklaruar se po ta kisha ditur më herët natyrën kriminale të veprimeve të Epstein, nuk do të kisha ndërvepruar me të, dhe se ai nuk mund të konfirmojë saktësinë e plotë të të gjitha mesazheve që po qarkullojnë, ku ai shfaqet duke i kërkuar Epstein disa vajza për argëtim. (në kronikë shfaqen bisedat ndërkohë.)
Miroslav Lajçak, një nga emrat më të njohur të diplomacisë sllovake dhe europiane, njoftoj dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico menjëherë pasi emri i tij u përmend në dokumente që lidhen me skandalin Jeffrey Epstein, por ana tjetër e jetës së tij, ka ngritur dyshime edhe për angazhimin profesional.
