Një dramë e rëndë familjare ka shokuar opinionin publik në Itali, ku raportohet se një 58-vjeçar ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur vajzën e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhurnë Tivoli, provincë në zonën e Lazios, Romë, ku përveç përdhunimit burri akuzohet po ashtu për dhunë ndaj bashkëshortes së tij 42-vjeçare.

E gjithë familja jetonte në një makth të vazhdueshëm, teksa raportohet se edhe dhe djali u detyrua të shtrohej në spital kur ishte 12 vjeç, sepse i ati e kishte qëlluar me armë gjahu në këmbë. Në shtëpinë e tij janë gjetur simbole të shumta të nazizmit.

Krimet shumë të rënda u shfaqën falë të miturës që pati guximin të bëjë denoncimin. Gjatë kontrolleve të urdhëruara ndaj të dyshuarit janë gjetur elemente të tjera të rëndësishme të vërtetimit të asaj që është raportuar nga viktimat, duke përfshirë disa prezervativë të fshehur në një arush pelushi, një armë gjahu me të cilën në të kaluarën 58-vjeçari ka goditur në njërën këmbë djali në atë kohë 12 vjeç dhe simbole e botime që kujtojnë ideologjinë e nazizmit.