Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua 34-vjeçare dhe foshnja e saj i porsalindur u gjetën të vdekur në banesë.

Alarmi u dha nga bashkëshorti i viktimës, i cili kur mbërriti në shtëpi gjeti trupin e pajetë të gruas dhe të foshnjës. Sipas dyshimeve të para, 34-vjeçarja kishte tentuar të sillte fëmijën në jetë e vetme, duke arritur të priste edhe kordonin e kërthizës.

Në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë të mitur të çiftit. Shkaqet e plota pritet të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.