Rrjeti shumë i klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) përdor për komunikimet e saj të brendshme është jashtë funksionit, sipas gjashtë burimeve për CNN.
Rrjeti, i quajtur NSA Net, u mundëson punonjësve të komunikojnë brenda institucionit informacione të klasifikuara. Deri në këtë moment, nuk ka asnjë provë që të tregojë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik, thanë burimet.
Ndërsa agjencia po përpiqet të kuptojë përmasat e problemit, ajo ka vendosur që personeli të paraqitet në punë me orare të ndryshme dhe të shkallëzuara, thanë burimet.
Një ditë më parë pati ndërprerje masive në sistemet online të bankave amerikane, të cilat u paraprinë edhe nga një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft, e cila nisi të premten dhe zgjati për disa orë, shkaktoi probleme në platforma të rëndësishme si Outlook, Teams dhe Copilot.
Fundjavën e kaluar, në SHBA pati edhe ndërprerje të fluturimeve për të paktën 5 orë ku pati mbi 6 mijë fluturime të anuluara, por u përjashtua mundësia e një sulmi kibernetik.
