Një incident i rëndë është regjistruar në ishullin Kretë të Greqisë, ku të burgosurit i vunë flakën qelive në shenjë revolte pasi kërkesa e tyre për transferim në ambiente të tjera brenda godinës u refuzua nga drejtuesit.

Autoërt kanë qenë katë të burgosur vendas, të  cilët sipas drejtorit të Institucionit, Charalambos Kiomourtzis, në orën 21:00 të së premtes kërkuan të transferoheshin në një krah tjetër, për shkak të problemeve që kishin me të burgosurit e tjerë.

Bazuar në raportimin e “Protothema”, duke qenë se ishte koha për numërimin e të burgoosurve, rojet përgjegjëse të burgut u thanë atyre se do ta shqyrtonin kërkesën pas numërimit. Më pas katër të burgosurit, ndërsa ndodheshin brenda qelisë, i vunë flakën njërit prej dyshekëve, dhe tymi u përhap me shpejtësi duke shkaktuar shqetësim te gjithë të burgosurit. Katër oficerë burgu hapën qelinë, i nxorën të burgosurit jashtë dhe arritën ta shuanin zjarrin me fikëse zjarri.