Një infermiere e County Durham dhe Darlington Foundation Trust ka dëshmuar se përjetoi një atak paniku dhe shpërthim emocional kur u detyrua të ndajë dhomën e zhveshjes me një kolege transgjinore.

Transgjinorja në fjalë u shfaq në pantallona të shkurtra bokseri dhe pyeti disa herë nëse ajo po ndërrohej. 46-vjeçarja Karen Danson, është një nga shtatë infermieret që po padisin spitalin për diskriminim dhe ngacmim seksual pas kësaj ngjarje.

Ajo tha se momenti i solli kujtime të dhimbshme nga fëmijëria, kur ishte abuzuar seksualisht.

Në dëshminë e saj, Danson tregoi se kur takoi kolegen e saj, Rose Henderson, ajo e identifikoi si mashkull dhe u trondit kur u përball me situatën.

“Nuk e dija se ishte një grua transgjinore. Më dukej si një burrë që po përpiqej të më shihte ndërsa po ndërrohesha,” tha ajo. Pas kësaj, ajo u ndje e pafuqishme dhe e frikësuar, duke u dridhur dhe duke qarë nga stresi që përjetoi. Ajo theksoi se ndiheshin sikur po provokohej, dhe tha se përjetoi një atak paniku që e la të hiperventilonte dhe të djersinte shumë.

Ky incident është pjesë e një padie më të gjerë nga infermierët e spitalit që po kërkojnë kompensim për ngacmimin dhe diskriminimin që besojnë se kanë pësuar pas përpjekjeve për të ndarë dhoma të zhveshjes me individë transgjinorë. Kjo ngjarje ka ngritur pyetje të thella mbi të drejtat e individëve transgjinorë dhe ruajtjen e privatësisë dhe sigurisë në vendin e punës.

Seanca dëgjimore për këtë çështje vijon, dhe do të shqyrtohen edhe dëshmitë e infermiereve të tjera që po ngrenë akuza të ngjashme.