Rusia do të zgjerojë më tej përmasat e forcave të saj të armatosura. Presidenti Vladimir Putin ka miratuar një dekret të ri që shton me 15.500 numrin e personelit ushtarak të autorizuar, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon prej më shumë se katër vitesh.
Me ndryshimin e fundit, struktura e Forcave të Armatosura ruse parashikohet të arrijë në 2.441.630 persona. Prej tyre, 1.550.500 do të jenë ushtarakë aktivë. Qeveria ruse është ngarkuar gjithashtu të sigurojë fondet e nevojshme për Ministrinë e Mbrojtjes për zbatimin e dekretit.
Vetëm dy muaj më parë, kufiri i personelit ushtarak ishte përcaktuar në 1.535.000 efektivë. Vendimi i ri e rrit këtë shifër me 15.500 dhe përbën ndërhyrjen e katërt të Putinit gjatë vitit 2026 për ndryshimin e strukturës numerike të forcave të armatosura.
Dekreti nuk jep një arsye konkrete për zgjerimin e radhëve të ushtrisë. Masa vjen ndërsa luftimet në Ukrainë vazhdojnë dhe të dyja palët përpiqen të ruajnë kapacitetet njerëzore në front.
Zhvillimi ka sjellë sërish në vëmendje deb
