Një nga gjashtë pistat e Aeroportit Schiphol në Amsterdam, Holandë, u mbyll për rreth 45 minuta në fillim të pasdites së sotme, pas raportimeve për praninë e një droni rreth mesditës, sipas zëdhënësit të policisë ushtarake, Doron Wallin.
Aeroplanët u devijuan në një pistë tjetër gjatë këtij periudhe. Më vonë, Wallin njoftoi se nuk u gjetën as dronë dhe as pilotë dronësh dhe se pista është rihapur. Ai shtoi se incidentet e tilla janë të përsëritura, me gjithsej 22 raste të raportuara këtë vit.