Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Ukraina nuk është shtet sovran.
Deklarata erdhi pasi foli për akuzat mbi akuzave dronët hungarezë të zbulimit që thuhet se kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kievit zyrtar.
“Ukraina nuk është në luftë më Hungarinë, është në luftë më Rusinë. Ajo duhet të shqetësohet për dronët në kufirin e saj lindor. Unë iu besoj ministrave të mi, por le të themi se dronët kanë hyrë disa metra atje, dhe çka ndodhi? Ukraina nuk është shtet i pavarur. Ukraina nuk është shtet sovran. Ukraina financohet prej nesh, e financon Perëndimi edhe me armë“-, ka thënë kryeministri hungarez.