Vrasësi i 20 vjeçares britanike, njëkohësisht bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, duket se vazhdon i qetë jetën e tij në burg.
I riu nuk është se ka shfaqur ndonjë pendesë, ndërsa nga pamjet e publikuara nga mediat greke, ai shfaqet krejt i ftohtë.
Në video, 33 vjeçari shihet duke folur në telefon dhe sapo përfundon bisedën kthehet i heshtur në qeli e burgut ku ai ndodhet në Korydallos.
Ndër të tjera në media thuhet se autori i vrasje së Caroline Krauss , flet vazhdimisht me prindërit dhe avokatin e tij.
Ai pritet të fillojë punën nga java tjetër në burg.