Një protestë e pazakontë nga disa aktivistë për mbrojtjen e kafshëve në Londër, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa është cilësuar si seksiste.
Arsyeja është një vajzë, e cila shfaqet thuajse e zhveshur dhe e lidhur tek duart dhe këmbët. Teksa ajo qëndron e shtrirë, një burrë heq gëzofin e dhisë të ngjitur në trup dhe në këtë moment, vajza fillon të bërtasë për të demostruar dhimbjen që ndjejnë kafshët.
“Të lidhur, duke bërtitur nga dhimbja, ndërsa punëtorët heqin qimet nga trupi i tyre. Kashmiri është torturë për dhitë” ishte mesazhi që shoqëronte protestën.

Por pavarësisht mesazhit të fuqishëm që grupi i të drejtave të kafshëve po përpiqej të përcillte, njerëzit janë revoltuar duke treguar se metoda e përdorur kishte prirje të çuditshme skesuale.
“Kjo është shfaqja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë! Çfarë është kjo, ‘The OnlyFans’?” komentoi një përdorues i “X”, teksa shpërndau videon.
Një tjetër person ironizoi duke thënë: “Oh, kjo nuk është një çështje seksi? Huh.”
Një tjetër bëri shaka: “Pra, me sa duket, kam një fetish të ri për të eksploruar tani. Faleminderit PETA”.
Organizata PETA nuk ka reaguar ende për kritikat, teksa video vijon të jetë virale.