Përgatitjet janë tepër emocionuese në Britaninë e Madhe për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla më 6 maj.

Mbretëresha Elizabeth mund ta ketë quajtur Camilla “Queen Consort” (Këshilltarja e Mbretit), në fjalimin e saj të fundit gjatë festimeve të Jubileut V të Platinumit, por ka ardhur momenti kur për herë të parë ajo vetë merr titullin e saj tashmë zyrtar, me vendim të Mbretit Charles, i cili ka nevojë për të si një mbretëresh.

Pak më parë u bë publike ftesa zyrtare e kurorëzimit, e cila do t’u dërgohet 2000 personaliteteve në mbarë botën, të cilët do të përbëjnë pjesëmarrësit e asaj dite në Westminster Abbey, ku do të zhvillohet ceremonia.

Ftesa e kurorëzimit është projektuar nga Andrew Jamieson, një artist dhe ilustrues, puna e të cilit është frymëzuar nga temat kalorësiake të legjendës Arthuriane. Kjo nuk është hera e parë që një artisti i kërkohet të dizenjojë diçka për familjen mbretërore dhe kjo pasi ai i përket stafit të Crown Office.

Puna origjinale e ftesës është pikturuar me dorë me bojëra uji dhe dizajni do të riprodhohet dhe printohet në karton të ricikluar, me detaje fletë ari.

Forma e Njeriut të Gjelbër u zgjodh si motiv qendror në dizajn, një figurë e lashtë nga folklori britanik, që simbolizon pranverën dhe rilindjen. Forma e Njeriut të Gjelbër, e kurorëzuar në gjeth natyral, është formuar nga gjethet e lisit, dredhkës dhe fikut, dhe lulet emblematike të Mbretërisë së Bashkuar.