Ashley Troy, nëna e 14-vjeçares Danika Troy, e cila u vra brutalisht në një pyll në Pace, Florida, nga dy adoleshentë, ka reaguar pas tragjedisë. Ajo theksoi se nuk i fajëson djemtë e akuzuar për vrasjen, por ndikimin e keq që ndikon në jetën e të rinjve sot. Në një intervistë për gazetën The Post, ajo tha: “Ajo i donte ata dhe ata e vranë brutalisht”, duke shtuar se përgjegjësia për këtë akt dhune është tek “ndikimi i lig në botë”.
Danika u vra pasi u josh nga 14-vjeçarja Kimahri Blevins dhe 16-vjeçari Gabriel Williams, të cilët e tërhoqën në pyll dhe e qëlluan për vdekje, përpara se t’i vinin flakën trupit të saj. Ky akt brutal ka shkaktuar një tronditje të thellë në familjen dhe komunitetin e saj.
Policia ka zbuluar se motivet e krimit lidhen me një ndjenjë hakmarrjeje nga të dy të rinjtë, pasi Danika i kishte bllokuar Kimahri Blevins në mediat sociale dhe kishte ofenduar Gabriel Williams-in duke e quajtur atë “të pavlerë dhe anëtar të një bande”. Kjo është një ngjarje që ka shokuar komunitetin dhe ka nxitur një reflektim mbi ndikimin e dhunës dhe urrejtjes në jetën e të rinjve.
Nëna e viktimës, megjithë dhimbjen e thellë, ka treguar një qëndrim të pazakontë, duke theksuar se nuk ushqen urrejtje ndaj të dyshuarve. “Nuk i fajësoj ata djem. Fajësoj ndikimin e keq. Nuk i urrej, e urrej atë që i bënë fëmijës tim”, tha ajo. Ashley gjithashtu theksoi se do të kërkojë që ata të ndiqen penalisht sipas plotës ligjit, por pa urrejtje në zemrën e saj.
