Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë një takim të ri me homologun amerikan Donald Trump, ndërsa nga Kremlini bëhet me dije se ende nuk ka një datë apo detaje konkrete për një samit të mundshëm.

Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, deklaroi se aktualisht nuk ka informacion të përcaktuar për një takim të nivelit të lartë mes dy liderëve.

Megjithatë, sipas tij, nëse bëhet fjalë për një takim ruso-amerikan, Putin është i gatshëm ta zhvillojë atë.

Peskov theksoi gjithashtu se Putin dhe Trump kanë shprehur vazhdimisht gjatë bisedave të tyre telefonike gatishmërinë për t’u takuar sërish, nëse një takim i tillë do të konsiderohet i nevojshëm.