Dy gra humbën jetën dhe disa të tjera mbetën të plagosura pas një sulmi që goditi Kishën e Familjes së Shenjtë në qytetin e Gazës, sipas mjekëve të Spitalit Al-Ahli.
Kjo kishë, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez, ka pësuar dëme të rënda nga sulmi.
Ndërkohë, Vatikani ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për incidentin, ndërsa ministria izraelite e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka nisur hetimet mbi raportet e sulmit.
