Një akt heroizmi i jashtëzakonshëm në Australi pas sulmit terrorist në Bondi Beach, një emigrant sirian dhe dyqanxhi, shpëtoi jetët e shumë njerëzve duke iu afruar dhe çarmatosur një nga terroristët.
Para se të përfshihej në këtë akt të guximshëm, Al Ahmed tha një fjalë emocionuese kushëririt të tij, Jozay Alkanj: “Do të vdes, por do ta bëj këtë. Shkova aty për të shpëtuar jetë njerëzish.”
Ky moment i lavdërueshëm ndodhi pas një sulmi të tmerrshëm, ku 15 persona humbën jetën. Ahmed, i cili mund të humbasë krahun pas plagëve të marra, u qëllua pesë herë gjatë kësaj përpjekjeje mbinjerëzore. Pas operacionit për heqjen e plumbave, ai është në agoni, por ka qëndruar i palëkundur në besimin se do ta bënte përsëri, duke shpëtuar sa më shumë jetë të mundshme.
Një faqe GoFundMe për të mbështetur Ahmedin ka kaluar 1 milion dollarë, ndërsa miliarderi amerikan Bill Ackman ka dhuruar 100,000 dollarë si falënderim për veprën heroike të dyqanxhiut. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar gjithashtu guximin e Ahmedit, duke e cilësuar atë si “një person shumë të guximshëm që shpëtoi shumë jetë.”
Al Ahmed ka shërbyer më parë në polici dhe ka një impuls të natyrshëm për të mbrojtur jetën e njerëzve. Pavarësisht rrezikut, ai iu afrua terroristëve dhe arriti të heqë armën nga duar, duke shpëtuar jetët e shumë njerëzve. Kjo veprimtari heroike është mbështetur dhe lavdëruar nga të gjithë, duke e bërë Ahmedin një simbol të kurajës dhe të shpëtimit të jetëve, që do të mbetet në kujtesën e Australisë dhe më gjerë.
