Të dhënat paraprake nga ekspertiza mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze mbi rrethanat e vdekjes së saj.

Sipas mediave franceze, autopsia paraprake sugjeron mundësinë që e mitura të ketë qenë viktimë e një akti dhune seksuale. Hetuesit po analizojnë gjithashtu prova biologjike, përfshirë ADN të dyshuar që dyshohet se lidhet me 41-vjeçarin Jerome Barella, i cili konsiderohet si personi kryesor nën hetim.

Raportet hetimore përmendin edhe shenja që mund të tregojnë për kufizim të lëvizjeve, elementë që autoritetet po i shqyrtojnë si pjesë e një skenari të mundshëm dhune. Megjithatë, shkaku përfundimtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar plotësisht.

I dyshuari ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për rrëmbim dhe ndalim të paligjshëm. Prokuroria franceze po vlerëson nëse provat e reja mund të çojnë në zgjerimin e akuzave, përfshirë edhe ato që lidhen me dhunë seksuale dhe vrasje.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet theksojnë se përcaktimi i saktë i shkakut të vdekjes mbetet kyç për ecurinë e mëtejshme të çështjes.