Një 32-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka vrarë biznesmenin grek Spyros Karelis në dyqanin e tij, sepse mendoi se kishte një lidhje me vajzën me të cilën autori ishte i dashuruar.

Gjithçka filloi kur autori 32-vjeçar A.R shkoi në dyqanin e mobiljeve në pronësi të biznesmenit 35-vjeçar në qytetin e Nafpaktos dhe e sulmoi atë me thikë.

35-vjeçari Spyros Karelis nuk kishte kohë për të reaguar pasi autori 32-vjeçar e sulmoi atë pa paralajmërim, duke e goditur në trup, krahë, kokë dhe në qafë.

Autori 32-vjeçar, pasi i dha goditje fatale 35-vjeçarit, iku nga dyqani i mobilieve dhe u zhduk.

Biznesmeni 35-vjeçar u gjet i mbuluar me gjak nga një klient i cili rastësisht shkoi në dyqan. Kur pa dyshemenë e mbuluar me gjak, ai menjëherë njoftoi policinë.

Biznesmeni ndërroi jetë në spital, ndërsa autori u arrestua.