Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arizona, SHBA, ku një 38-vjeçar ka vrarë veten pasi u shpall fajtor për vdekjen e të bijës.
Christopher Scholtes la të bijën 2-vjeçare të mbyllur në makinë për orë të tëra teksa temperaturat arrinin 44 gradë. Kondicioneri nuk ishte ndezur, sipas autoriteteve. Një ankesë e paraqitur më vonë nga prokurorët tha se Scholtes e dinte që vetura dhe kondicioneri fikej automatikisht pas 30 minutash.
Scholtes u arrestua më 12 korrik dhe u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë dhe akuza për abuzim me fëmijë. Ai pritej të kalonte 30 vjet burgim, por duket se nuk e ka përballuar peshën e ngjarjes së rëndë duke u vetëvrarë.
38-vjeçari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të mërkurën, ditën kur ai duhej të paraqitej në gjykatë për dënimin e tij. Dokumentet e gjykatës zbuluan se Scholtes ishte i shpërqendruar nga video-lojërat ditën që vajza e tij vdiq dhe “rregullisht” i linte fëmijët e tij vetëm në makinë.



