Një shtetas kanadez me origjinë kineze, i cili ishte praktikant në selinë strategjike të NATO-s në Evropë, SHAPE, në Mons, është mbajtur në paraburgim nën dyshimin për spiunazh për një vend të tretë dhe përfshirje në një organizatë kriminale, tha të shtunën prokuroria federale belge.

Sipas zyrës së prokurorit, i dyshuari fillimisht tërhoqi vëmendjen e shërbimeve të sigurisë së SHAPE, të cilat raportuan çështjen te Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës dhe Sigurisë. Meqenëse spiunazhi bie nën autoritetin e zyrës së prokurorit federal, çështja iu referua menjëherë asaj. Prokurori federal më pas ia caktoi hetimin policisë gjyqësore federale në Charleroi. Mediat shkruajnw se u hartua një raport fillestar që akuzonte spiunazh dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Rasti më pas iu dorëzua një gjyqtari hetues në Gjykatën e Shkallës së Parë të Hainaut, divizioni Mons.