Të gjithë mendojmë se lënia paksa e hapur e dritareve të makinës është një zakon i pavetëdijshëm.
Nuk janë të paktë drejtuesit e mjeteve që sidomos gjatë muajve të verës i lënë hapur xhamat e makinave. Megjithatë, kjo praktikë specifike mund të çojë në vendosjen e një gjobe.
Greqia ka vendosur së fundmi në Kodin e Qarkullimit Rrugor një gjobë 40 euro. Arsyetimi i ligjvënësve është se kur shoferi lë xhamat e makinës hapur lehtëson hajdutët që t’ja vjedhin mjetin.
Më konkretisht, duke i lënë dritaret hapur mund të mos e parandaloni në mënyrë efektive përdorimin e automjetit tonë (nga të tjerët) pa lejen tonë.