Një 36-vjeçare nga Indonezia ka ndërruar jetë në Shën Petersburg pas një ngarkese të madhe pune në Ditën e Shën Valentinit. Ajo punonte në një qendër Spa dhe u kishte shërbyer klientëve pa ndërprerje gjatë gjithë ditës.
Sipas raportimeve, masazhatorja u shtri për të pushuar, por papritmas humbi ndjenjat dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mund të shpëtohej. Viktima la pas dy fëmijë të mitur.


