Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Erlangen të Gjermanisë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para nisjes së një ndeshjeje.
Sipas informacioneve, i mituri u transportua menjëherë në spital me plagë të rënda, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe familjen e fëmijës.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në fushën sportive.
Në vendngjarje ndërhynë edhe ekipet e ndërhyrjes së krizave për të asistuar personat që ishin dëshmitarë të ngjarjes tragjike, ndërsa të gjitha ndeshjet e planifikuara për të rinjtë në këtë ligë janë anuluar si shenjë respekti.



