Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij po zhvillon bisedime me “njerëzit e duhur” në Iran.
Në një prononcim për gazetarët në Shtëpia e Bardhë, Trump tha: “Ne po flasim me njerëzit e duhur në Iran dhe ata duan me dëshpërim të arrijnë një marrëveshje”. Ai shtoi se gjatë këtij procesi ka vënë re “një ndryshim të vërtetë të regjimit” në Teheran, duke e përshkruar situatën si një fitore strategjike, megjithëse shtoi se nuk i beson askujt plotësisht.
Ndërkohë, autoritetet amerikane po e vlerësojnë Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetarin e parlamentit të Teheranit, si një partner të mundshëm për dialog dhe madje si një udhëheqës të ardhshëm të vendit.
