Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur natën e së hënës në Patra, kur një 48-vjeçar, i dehur, ka sulmuar me thikë klientët e një kafeneje.
Sipas informacioneve lokale, burri ishte ulur në kafene duke pirë, por pa asnjë arsye të qartë ka nxjerrë thikën dhe ka filluar të godasë ata që ishin pranë. Një 54-vjeçar ka marrë plagë në dorë, ndërsa një tjetër person, 49-vjeçar, u sulmua përpara se të ndalohej nga klientët e kafenesë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin, i cili do të përballet me akuzat për lëndim të rrezikshëm trupor dhe mbajtje të paligjshme të armës. Ngjarja ka shkaktuar panik tek të pranishmit dhe banorët e zonës, ndërkohë që hetimet për motivin e sulmit janë në vijim.
