Një stuhi e fuqishme që goditi Gjermaninë ka shkaktuar një incident të pazakontë, pasi një pemë mori flakë pasi u rrëzua mbi një linjë të tensionit të lartë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë flakët që pulsojnë në mënyrë ritmike, të sinkronizuara me valët e energjisë elektrike që kalojnë në linjë, duke krijuar një efekt sa spektakolar, aq edhe të rrezikshëm.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi gjatë motit të keq. Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të izoluar zonën, ndërsa qytetarëve iu kërkua të qëndronin larg linjës elektrike deri në eliminimin e rrezikut.