Një incident ka tronditur komunitetin e parashutistëve, kur një parashutist mbeti i varur në ajër për disa minuta, pasi parashuta e tij ngeci në bishtin e një aeroplanI në një lartësi prej 15,000 metrash.

Ngjarja ka ndodhur mbi Queenslandin e Veriut, Australi, dhe është filmuar nga një kameraman që ndodhej gjithashtu në bord.

Sipas pamjeve të publikuara nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB), parashutisti po përgatitej të hidhej nga dera e avionit Cessna Caravan, kur doreza e parashutës së tij rezervë ngeci në krahun e avionit dhe u hap. Si pasojë, parashuta rezervë u ngërthye në bishtin e aeroplanit, duke e lënë burrin të varur nga pas dhe të fluturonte në ajër, ndërkohë që avioni vazhdonte të ecte me shpejtësi të lartë.

Pasi e kuptoi se ndodhi diçka e pazakontë, piloti i avionit e ndjeu ndryshimin në shpejtësinë e ajrit dhe në ndjesinë e ngritjes, por ishte ende i pavetëdijshëm për ngjarjen që po ndodhte. Ai përpiqej të rifitonte kontrollin mbi avionin, duke shtuar energji në kolonën e kontrollit për të stabilizuar fluturimin.

Në një përpjekje për të ndihmuar, 13 parashutistë që ishin ende në bord u hodhën nga avioni, ndërsa dy të tjerë qëndruan për të asistuar parashutistit të ngecur. Pas një kohe të tensionuar, ai përdori një thikë për të prerë 11 fije nga parashuta rezervë, duke arritur ta çlirojë atë nga avionin.

Parashutisti pastaj hapi parashutën e tij kryesore dhe u ul në siguri, duke pësuar vetëm lëndime të lehta. Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator mbi aeroportin Tully, afër qytetit të Brisbane, dhe është pjesë e një aktiviteti me Klubin e Fallit të Lirë të Far North.