Italia Qendrore është zgjuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga dridhjet e forta të një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë.
#Earthquake (#terremoto) possibly felt 39 sec ago in #Italy. Felt it? Tell us via:
?https://t.co/LBaVNedOuH
?https://t.co/AXvOM7ICIP
?https://t.co/wPtMW5OaR1
⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/xayaT6LzKB— EMSC (@LastQuake) November 9, 2022
“La Repubblica” shkruan se epiqendra ka qenë në bregun e Pesaros në një thellësi prej 8 kilometrash. Tërmeti, megjithatë, është ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe Italinë veriore.
Mediat italiane shkruajnë se tërmeti u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët (3.1 dhe 3.4). Raportet e Ingv mbërritën pak pas orës 7 dhe u perceptuan qartë në zona të ndryshme të Rajonit.
Tërmeti që ka zgjatur disa sekonda ka bërë që njerëzit të dalin në rrugë. Gjithashtu ka shumë raportime për zjarrfikësit për çarje në muret e shtëpive.