Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së mërkurës në qytetin e Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është identifikuar si shtetasi Kristian Gjoni, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorësinë e plagosjes.