Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar një paralajmërim për Izraelin, pasi shpalli njohjen e shtetit Palestinez.

Në një intervistë për BBC, Ministrja e Jashtme britanike Yvette Cooper se Izraeli nuk duhet të avancojë me planin për pushtimi ne plotë të Rripit të Gazes, si hakmarrje kundër njohjes së Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Portugalia dhe Australia.

Ajo shtoi se bota kishte kohë pa parë kaq shumë shkatërrime dhe vuajtje, siç po ndodhin në Palestinë.

“Ne kemi qenë të qartë se ky vendim që po marrim ka të bëjë me mënyrën më të mirë për të respektuar sigurinë për Izraelin, si dhe sigurinë për palestinezët. Bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes dhe drejtësisë dhe, mbi të gjitha, sigurinë për Lindjen e Mesme dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë në rajon për ta bërë këtë. Gjëja më e lehtë për t’u bërë do të ishte thjesht të largoheshim dhe të thoshim se është shumë e vështirë. Ne thjesht mendojmë se kjo është e gabuar kur kemi parë kaq shumë shkatërrime, kaq shumë vuajtje. Ashtu siç e njohim Izraelin, shtetin e Izraelit… ashtu duhet të njohim edhe të drejtat e palestinezëve për një shtet të tyren.”-, u shpreh ajo.