Një shtetas kolumbian është ndaluar ndërsa ishte në përpjekje për të kaluar kontrabandë një sasi kokaine për në Holandë.

40-vjeçari u kap në aeroportin ndërkombëtar Rafael Nunez të Kartagjenës javën e kaluar teksa do të merrte një fluturim për në Amsterdam.

Ai kishte fshehur nën parukën e tij 19 doza kokaine, që ishin në total 220 gramë, sasi kjo që në treg kapte vlerën e 10 mijë eurove.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Kolumbia është eksportuesi më i madh në botë i kokainës dhe në vitin 2023 do të vendosë një rekord të ri në prodhimin e drogës dhe në kultivimin e gjetheve të kokainës nga e cila prodhohet.