“Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një plan për të dhënë fund armiqësive dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit”, raporton Reuters.

Drafti “është përgatitur nga Pakistani dhe është shkëmbyer me Iranin dhe Shtetet e Bashkuara gjatë natës”, tha burimi, “duke përcaktuar një qasje në dy faza me një armëpushim të menjëhershëm, i ndjekur nga një marrëveshje globale”.

E quajtur përkohësisht “Marrëveshja e Islamabadit”, ajo parashikon rihapjen e Hormuzit “brenda 15–20 ditëve”, ndërsa bisedimet përfundimtare mund të mbahen në Islamabad.

Edhe Irani e ka konfirmuar tashmë se ka marrë një marëveshje në duar dhe “po e vlerëson.”