Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Arizona, ku Christopher Scholtes, 38 vjeç, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e vajzës së tij 2-vjeçare, Parker, vrau veten një ditë para se të fillonte dënimi i tij me burg.

Scholtes kishte lënë vajzën e tij të vdiste në një makinë të nxehtë në korrik të vitit 2024, duke e lënë të mbyllur për më shumë se tre orë, në një temperaturë që arriti deri në 47 gradë Celsius. Ai e la atë në oborrin e shtëpisë, ndërsa vetë ishte brenda duke parë filma pornografikë, pirë birrë dhe luajtur lojëra video.

Vajza e tij, Parker, vdiq nga të nxehtësia, ndërsa ai e kishte ditur se kondicioneri i makinës do të fiket pas 30 minutash pa mbikëqyrje. Në momentin që Parker vdiq, Scholtes e kishte pranuar që e kishte lënë vajzën të izoluar në makinë për më shumë kohë se sa ai e kishte thënë fillimisht.

Pas ngjarjes, fëmijët e tjerë të tij dhe vajza e madhe, e cila e akuzoi atë për abuzim dhe për lënien e fëmijëve të tjerë në makina për orë të tëra, dhanë dëshmi kundër tij. Po ashtu, edhe gruaja e Scholtes, Dr. Erika Scholtes, kishte paralajmëruar atë shumë herë që të mos i linte fëmijët në makina të nxehta.

Scholtes ishte shpallur fajtor për vrasje të shkallës së dytë dhe pritej të kalonte deri në 30 vjet burg, por ai i shpëtoi dënimit duke u vetëvrarë më 5 nëntor.