Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në Turqi, ku një vajzë rreth 5 vjeçe për pak sa nuk u përplas nga një tramvaj.
Në pamjet e publikuara shihet një grup qytetarësh që qëndrojnë pranë një kalimi për këmbësorë, ndërsa një tramvaj po afrohet në shina.
Në një moment, vogëlushja futet papritur në zonën e shinave, duke u gjendur shumë pranë tramvajit që po kalonte.
Situata mori një kthesë të frikshme, por ndërhyrja e menjëhershme e një kalimtari bëri që gjithçka të përfundonte pa pasoja. Burri reagoi në kohë, e kapi vajzën dhe e tërhoqi menjëherë jashtë shinave, vetëm pak çaste përpara se tramvaji të kalonte.
Fatmirësisht, incidenti nuk shkaktoi të lënduar dhe vajza rezultoi e padëmtuar.
🚨 A split-second decision. A life saved forever.
— Kaptan Hindustan™ (@KaptanHindustan) September 4, 2026
In Samsun, Türkiye, a vigilant security guard became a hero when a 5-year-old girl suddenly ran toward the tram tracks and jumped into the path of an approaching tram. With only moments to react, the guard rushed forward and… pic.twitter.com/UsP0Q9lJbS
