Një grua nga New Yorku festoi ditëlindjen e 104-të duke realizuar një nga dëshirat e saj; vizitën në burgun lokal. Zyra e Sherifit të Qarkut Livingston tha se gruaja, e quajtur Loretta, u kishte treguar stafit të shtëpisë së të moshuarve Avon Nursing Home se dëshironte ta festonte ditëlindjen e 104-të me një vizitë në burgun e Qarkut Livingston. Zyra e Sherifit pranoi kërkesën dhe Loretta pati mundësinë të bënte një tur në ambientet e paraburgimit.
“Përpara turit, festuam me kafe dhe tortë”-shkroi zyra e sherifit në një postim në Facebook. “Ajo i tha sherifit se sekreti i një jete të gjatë është: ‘Mos ndërhy në punët e të tjerëve!’” Në postim thuhej gjithashtu se Loretta “u kënaq shumë duke vizituar burgun tonë”. “Jemi shumë të lumtur që mundëm ta realizonim dëshirën e saj për ditëlindje. Faleminderit për të qeshurat e sotme dhe për shpirtin e mrekullueshëm që ke!”-thanë zyrtarët.