Pasagjerët që do të udhëtojnë me një nga linjat më të mëdha ajore të Koresë Jugore, në javët në vazhdim, do të peshohen në aeroport.

Linja ajrore koreane ka konfirmuar në uebsajtin e saj se pasagjerët do të peshohen së bashku me sendet personale që do të marrin sipër në avion, në mënyrë që të kenë një fluturim sa më të sigurt.

Linja ajrore ka konfirmuar se nëse pasagjeret nuk preferojnë që pesha e tyre t’ju bëhet e ditur pasagjerëve të tjerë, atëherë ata duhet të lajmërojnë stafin e aeroportit. Ky proces është vënë në përdorim për të patur një ide të qartë për shpërndarjen e peshës në avion dhe llogaritjet duhet të bëhen çdo pesë vjet.

Sikurse “The Independent” ka raportuar më parë, peshimi i çdo pasagjeri para një fluturimi mund të rrisë sigurinë dhe të shkurtojë dëmin mjedisor të shkaktuar nga çdo fluturim. Aktualisht, linjat ajrore përdorin “masën e supozuar”, duke vlerësuar peshën totale të pasagjerëve, duke përdorur shifrat e përcaktuara.