Prefektura e Stambollit u ka dhënë urdhër të gjitha bashkive, autoriteteve kompetente shtetërore dhe të prokurorisë, që të ndalojnë ushqyerjen e pakontrolluar të qenve endacakë, pasi bërbën një kërcënim për shëndetin publik.

Sipas rregullit, të nënshkruar nga prefekti Davut Gul dhe bazuar në vendimin e 2 korrikut 2025, të Komitetit të Mbrojtjes së Kafshëve të Prefekturës, ushqyerja e pakontrolluar shkakton një rritje të popullatës së insekteve dhe brejtësve dhe kontribuon në ndotjen e mjedisit. Mediat e huaja shkruajnë se ndalimi i të ushqyerit do të zbatohet në vende të tilla si shkolla, spitale, aeroporte, vende adhurimi, parqe, kopshte, rrugë dhe kënde lojërash, pra praktikisht një ndalim universal në mjedisin urban.

Ky vendim u kërkon bashkive të përshpejtojnë mbledhjen, sterilizimin dhe riintegrimin e qenve endacakë, në mënyrë që transferimi i tyre në strehimore ose habitate natyrore të mund të kryhet menjëherë dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Gjithashtu theksohet se organet kompetente duhet ta monitorojnë procesin me vëmendje të veçantë dhe të shmangin çdo vonesë ose pamjaftueshmëri, dhe në të njëjtën kohë vihet re se përgjegjësitë për çdo dëm, humbje ose rrezik për shëndetin publik të shkaktuar nga kafshët endacake do të vlerësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.