Një baba ka detyruar djalin e tij 11-vjeçar të luajë videolojëra për 17 orë pa gjumë, pasi e kapi duke luajtur me telefonin e tij në shtrat.
Djali i mitur nga qyteti i Shenzhen, Provinca Guangdong, Kinë tha se babai i tij filloi dënimin kur e gjeti duke luajtur me telefon në orën 1 të mëngjesit.
Në vend që t’i konfiskonte telefonin, babai Huang e detyroi djalin që të luante për 17 orë. Pamjet e shpërndara në media dhe rrjete sociale tregojnë djalin me pizhame duke luajtur papushim.
“Babai im e mori vesh. Pastaj babai më ndëshkoi. Do luaj pa pushim. Nga ora 1 e mëngjesit deri në 6 pasdite.”- shpjegoi djali.
Huang e anuloi dënimin vetëm kur djali i tij shpërtheu në lot dhe ra dakord për një pakt të ri që i kufizonte kohën e tij të lojës. Babai e filmoi dënimin dhe e publikoi në rrjetet sociale që edhe prindërit e tjerë ta shohin.