Më Mbretërinë e Bashkuar, inteligjenca artificiale ndihmoi fëmijët të dëgjojnë përsëri zërin e nënës së tyre pas 25 vjetësh. Sara Ezekiel humbi aftësinë për të folur dhe për të lëvizur duart për shkak të sklerozës laterale amiotrofike (ALS) në vitin 2000, kur lindi fëmija i saj i dytë. Gjatë pesë viteve të para, ajo mbeti e heshtur, më pas përdori një ndërfaqe të të folurit me një zë robotik.

Pas 20 vjetësh, teknologjia i lejoi fëmijët e saj të dëgjonin përsëri zërin e saj. Një kompani londineze, e specializuar në teknologjitë për njerëzit me aftësi të kufizuara, krijoi një ndërfaqe personale audio bazuar në një regjistrim të vjetër VHS. Pavarësisht cilësisë së dobët të tingullit, inteligjenca artificiale arriti të rikrijojë zërin e Sarës. Rezultati i mahniti edhe fëmijët e saj, të cilët tani mund “të ndjejnë” praninë e saj përmes zërit të saj.

Po zhvillohet një valë e re e “luftës së kërkuesve” (search engines), e nxitur nga mjetet e inteligjencës artificiale dhe agjentët e tyre. Kompania amerikane, Palo Alto Networks publikoi rezultatet financiare për tremujorin e katërt të vitit fiskal 2025, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale po hap një kapitull të ri në sfidat e sigurisë. Drejtori ekzekutiv Nikes Arora theksoi se zhvillimi i agjentëve të AI, të fuqizuar nga gjigantët si Microsoft, Google, OpenAI dhe Perplexity, po rikthen në skenë një lloj “luftë kërkuesish”.

Sipas tij, mjetet e reja u lejojnë përdoruesve të rezervojnë restorante apo akomodim direkt përmes shfletuesit, por kjo njëkohësisht paraqet një rrezik serioz sigurie për kompanitë. “Ajo çfarë është fantastike për konsumatorin, është e rrezikshme për biznesin. Asnjë kompani nuk do të dëshirojë një shfletues me agjentë të lirl pa asnjë kontroll”-tha Arora.