Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Institutin Politeknik Rensselaer në Troy, në SHBA.

Pastruesi i kolegjit pasi u shqetësua nga zhurma e bezdisshme që vinte nga një frigorifer që mbante mikroorganizma nga disa eksperimente dhe kërkime bio-kimike vendosi të fikte pajisjen, duke shkatërruar kështu 25 vite kërkime universitare.

Materiali mbahej në një temperaturë -80 gradë Celsius dhe pasi pajisja u fik temperatura u rrit në -30 gradë Celsius, gjë që shkaktoi shkatërrimin e materialit që ruhej, raporton The Guardian. 

Për pasojë plot 25 vite punë kërkimore e studiuesve dhe shkencëtarëve u shkatërrua në më pak se një minut, me një veprim të vetëm nga një pastrues i institucionit.