Duket se kaosi dhe paqëndrueshmëria politike në Francë do të vijojë, teksa kryeministri Sébastien Lecornu ka dhënë dorëheqjen vetëm 24 orë pas formimit të qeverisë. Sipas mediave të huaja, Lecornu shkoi në Pallatin “Élysée” mëngjesin e kësaj të hëne për t’i paraqitur dorëheqjen e tij Presidentit Emmanuel Macron, i cili e pranoi atë.
Kjo situatë thellon krizën politike në të cilën ndodhet Franca, duke i lënë presidnetin Macron vetëm dy zgjidhje. Ose do të dueht të ndryshojë plotësisht qëndrimin e tij dhe, pas tre kryeministrave të qendrës së djathtë (Barnier, Bayrou dhe Lecornu), do të përpiqet të emërojë një kryeministër të krahut të majtë, me pak shanse për të kapërcyer votat kundër në parlament, ose ai pranon mungesën e shumicës dhe bën thirrje për zgjedhje të reja të parakohshme.
I emëruar më 9 shtator, Lecornu është përballur menjëherë me kritika të ashpra nga opozita dhe e djathta, veçanërisht pasi publikoi një pjesë të përbërjes së kabinetit të tij vetëm disa ditë më parë. Ai pritej të mbante deklaratën e tij të përgjithshme politike në Kuvend këtë të martë, por vendosi të tërhiqej përpara këtij momenti kyç.